Basha: Opozita nuk e ka me Haxhiun, por me Kurtin

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka deklaruar se i kupton partitë tjera që dëshirojnë të krijojnë kauza por jo t’i ndërtojnë ato duke mos zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.

Basha ka fajësuar partitë tjera që nuk po votojnë Haxhiun, duke thënë se deputetët kanë votuar certifikimin e Listës Serbe, Zajednicën dhe Gjykatën Speciale

“Mua më jep me kuptuar që këta nuk e kanë me Albulenën por e kanë me Albin Kurtin. Për besë për neve, nëse ata duan të maten me Albin Kurtin, ata duhet të shkojnë të matën në numrin e votimit të qeverisë sepse ne e kemi kandiduar Kurtin për kryeministër, jo për kryeparlamentar“, tha ai, duke shtuar se nuk i kupton deputetët që nuk votojnë Albulena Haxhiun derisa kanë votuar certifikimin e Listës Serbe, Zajednicën dhe Gjykatën Speciale./teve1.info/

The post Basha: Opozita nuk e ka me Haxhiun, por me Kurtin appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.