Lideri demokrat Lulzim Basha ka përmbyllur fjalimin e tij përpara kryeministrisë dhe i ka bërë thirrje protestuesve ta ndjekin drejt parlamentit.
Ai i ka kërkuar atyre që të ndezin dritat e celularëve, duke i quajtur ato drita shprese, për të marshuar më pas drejt sallës së seancave plenare.