Basha mbledhje me kryetarët e bashkive, ja çfarë do të ndodhë në javët në vijim!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e së hënës kryetarët e bashkive që vijnë nga radhët e Partisë Demokratike.

Basha ka deklaruar se, protestat e opozitës do të vazhdojnë, madje do të organizohen në rang rajonal.

Në mbledhje mësohet se, është diskutuar për aksionin opozitar në javët në vijim, me protesta rajonale dhe bllokim të akseve kombëtare, duke filluar nga kjo e enjte.

Një plan i tillë, i ashtuquajtur mosbindje civile, me bllokim rrugësh është provuar nga Basha edhe në 2018. Në atë kohë opozita bllokoi për disa orë, disa nga akset kryesore nacionale në Tiranë, Vorë, Lushnjë, Elbasan, Korçë, Lezhë etj./K.C/dritare.net