Basha i mbyll diskutimet, por e lë të hapur seancën

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i ka mbyllur diskutimet lidhur me pikat e rendit të ditës për seancën e parë të së mërkurës, por jo edhe vetë seancën.

“Në rast se kemi ndryshim të qëndrimeve, ju bëj thirrje të gjitha subjekteve politike dhe deputetëve që të mblidhemi dhe t’i kalojmë këto ligje që janë jetike për Kosovën”, tha Basha.