Basha godet Thaçin: Duhet të ketë gajle tjera, jo Kosovën – në kohën e tij Radoiçiqi bënte “dasëm” në Veri

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë me shkrim për një media vendore, ku ka trajtuar zhvillimet kryesore politike të katër-pesë viteve të fundit në vend, përfshirë edhe ngjarjen e rëndë në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

Thaçi ka ngritur pikëpyetje lidhur me mënyrën se si janë lejuar të ikin Milan Radojiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij pas sulmit në Banjskë, duke thënë se ata janë larguar si të ishin “krushq lirie”.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e deputetit të LVV-së, Dimal Basha, i cili në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, ka folur për  ish-presidentin, duke e akuzuar se po përpiqet të kthehet në skenën politike përmes shkrimeve, ndërsa aleatët e tij politikë, sipas Bashës, fshihen në Serbi.

“Gajlet k’ti! Shkruan letër Hashimi, kallëzoni që ky ‘kumari’ i tij politik o ka fshehet në Serbi, s’guxon m’u sill knej! N’kohën e tij Radojçiqi ka ba ‘dasëm’ në Veri”, u shpreh Basha në emisionin televiziv.

Deklaratat e ndërsjella vijnë në një kohë kur debati politik në Kosovë është tensionuar në pritje të zgjedhjeve dhe në sfondin e procesit të dialogut me Serbinë, si dhe hetimeve ndërkombëtare për incidentin në Banjskë.

The post Basha godet Thaçin: Duhet të ketë gajle tjera, jo Kosovën – në kohën e tij Radoiçiqi bënte “dasëm” në Veri appeared first on Kosovapost.net.