Bari pa recetë! “Të rinjtë e marrin për drogë, më dhimbsen që ua shes…”

I njohur në rrugë si “Hapi i lumturisë”, Xanax, përbërja e së cilës është sedativi alprazolam, një lloj benzodiazepine, ka gjetur në të kaluarën e vazhdon të ketë një terren të ngjeshur të përdorimit.

Para tri viteve, Kiksi kishte hulumtuar shitjen masive të pa recetë që po i bëhej këtij ilaçi dhe kërkesën e madhe që e kishte kryesisht nga të rinjtë.

E tashmë në sezonin e tij të katërt, emisioni ka hulumtuar barnatore nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, për të parë, nëse gjendja ka ndryshuar.

Por duket se më shumë se kurrë vije në shprehje ajo thënia klishe “ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron”.

Kujtojmë që ky hulumtim nuk do të vlente po që “Xanax” do të ishte prej atyre ilaçeve që mund të shiten kudo e pa përshkrim të mjekut. Ky ilaç, i cili viteve të fundit është shndërruar në një emër tejet popullor, përdoret zakonisht për të trajtuar çrregullimet e ankthit e sulmet e panikut por që praktikat, si ato në Kosovë, ashtu edhe në shtetet tjera, kanë treguar se Xanax përdoret në masë të madhe edhe nga përdoruesit e lëndëve narkotike.

Për hir të korrektësisë, receta na u kërkua!

Në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, gazetari i Kiks Kosova, pa ndonjë tentim të madh për të mashtruar farmacistin i cili po na shërbente, bleu atë i cili i përket kategorisë së barnave psikotrope.

Personi i cili po na shiste Xanax-in kishte edhe histori të ndjeshme me të rinjtë të cilët ia kërkojnë po këtë ilaç.

Madje, sipas tij, klientë t’i vijnë në gjendje të rënduar psikologjike.

Në një tjetër barnatore, po në Prishtinë , na thanë se kishte mungesë. Pra, jo se nuk mund të na shesin, por kishte mungesë në treg.

Kur Kiks Kosova kishte publikuar hulumtimin mbi shitjen pa recetë të pikërisht këtij ilaçi, pati reaguar edhe Inspektorati

Farmaceutik dhe që nga ajo kohë , sipas bisedave me barnatore të ndryshme, rregullat ishin shtrënguar dhe ilaçi nuk po shitej më me lehtë sinë më të madhe siç kishte ndodhur në të kaluarën.

Kjo dëshmohet edhe me refuzimet e disa prej barnatoreve për të shitur Xanax pa recetë.

Ndonëse hulumtimi rezultoi me blerje vetë m në një prej barnatoreve, Kiks Kosova i gëzohet faktit se farmacistët kanë filluar ta respektojnë vlerën dhe rëndësinë e recetës së mjekut.