Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në takim komandantin e brigadës së 7-të të ushtrisë britanike, gjeneral-brigadierin Andrew Watson, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
“Dy komandantët diskutuan për dinamikën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe kontekstin më të gjerë rajonal. Gjeneral brigadieri ëatson përgëzoi rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në nxitjen e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Barduani shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për angazhimin dhe profesionalizmin e personelit britanik dhe, në veçanti, mirënjohjen e tij të përzemërt për Gardën Skoceze, të vendosura në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s.