Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, mori pjesë sot në panairin Multikulturor për Fëmijë.
Nga KFOR shkruan se pjesëmarrja e Gjeneral Barduanit në këtë ngjarje dëshmon se si KFOR-i i njeh fëmijët si një burim themelor për të ardhmen e Kosovës, njofton Klankosova.tv
“Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është një ditë përkujtimore që nderon fëmijët në mbarë botën, e festuar më 1 qershor. Dita e ka origjinën nga Proklamata e Gjenevës e vitit 1925 në Konferencën Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve, me qëllim promovimin e mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve”, shkruhet ndër tjerash në njoftimin e tyre. /Klankosova.tv