Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur në takim zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit të, Brendan Hanrahan, i cili mbrëmë erdhi në Kosovë.
Shefi i KFOR-it, siç thuhet, e ka njoftuar mysafirin me pozitë të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit për situatën e sigurisë në Kosovë.
“Gjeneral Major Barduani dha një përditësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, si dhe mbi përpjekjet e KFOR-it. Ai nënvizoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën. Ai gjithashtu përshëndeti kontributet e gjata dhe të vazhdueshme të SHBA-së në përpjekjet e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë ky mision paqeruajtës në Kosovë.