Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, ka publikuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.
“Falma” titullohet kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti dhe melodia u realizua nga vet artisti me producim nga Egliversal.

Miksimi dhe masterizimi u bë nga Son of Selo me video nga Fullmoon Production.
Kënga tashmë ndodhet e plotë në YouTube, në kanalin zyrtar të Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë).

Ai po pëlqehet tejet shumë dhe projektet që ka sjell numërojnë miliona klikime. /Telegrafi/