Harresa
Një qytetar shkon te doktori:
“Doktor, po vërej se nuk po mbaj në mend fare”!
Doktori: “Prej kur?”
Qytetari: “Çka prej kur?”
Provimi
Në provim profesori pyet studentin: “Si quheni?”
“Ardian”, – përgjigjet ai.
“Mirë, e pse po qesh?”
“Paj, u përgjigja mirë në pyetjen e parë!”.
Lepuri
Njëhere lepuri shkon në lokalin e ariut dhe i kërkon drogë. Ariu i thotë se nuk mbante drogë.
Për dy ditë me radhë ndodhi e njejta gjë. Ditën e tretë lepuri shkon përseri dhe i kërkon ariut drogë. Ariu e nxjerr drogen dhe ia drejton lepurit. Në këtë kohë lepuri nxjerr distinktivin dhe i thotë: “Policia, të zura me drogë”.
Oqeani
Takohen dy shokë.
“A ke dëgjuar për Oqeanin Atlantik”?
“Po”.
“Unë e kam kaluar not”.
“E ti a ke dëgjuar për Oqeanin e Vdekur”?
“Po more”.
“Unë e kam mbytur”.
Fejesa
I thotë vajza të dashurit të saj: “I dashur, kur po fejohemi se mjaft kohë na ka shkuar?”
Aiiii zemër jemi plakë ne, s’na merr askush më”, i thotë ai.