Një nga surprizat e merkatos së janarit ishte padyshim largimi i Dro Fernandez nga Barcelona dhe transferimi te PSG, për shifrën e 8.2 milionë eurove.
Barcelona e vlerësonte shumë 18-vjeçarin që luan si mesfushor sulmues, duke i dhënë mundësinë të debutonte në La Liga këtë sezon, por Dro Fernandez kërkonte më shumë minuta dhe zgjodhi të bashkohej me PSG-në.
Për të parandaluar largime të tillë, “SPORT” zbulon se Barcelona ka vendosur të rishikojë politikën e klauzolave të lirimit për talentet e reja, ku shumica e tyre kanë pasur si klauzolë largimi shifrën 6 deri 8.5 milionë euro.
Klubi katalanas po mendon të rrisë klauzolën e largimit të talenteve të reja nga 20 deri në 25 milionë euro. Një masë e tillë shikohet si domosdoshmëri nga Barcelona për të parandaluar raste të tjera si ai Dro Fernandez.
The post Barcelona zë mend nga rasti i Dro Fernandez dhe merr vendimin e rëndësishëm appeared first on Telesport.










