Barcelona vuan shumë, por në fund ia del. Bën detyrën dhe shkon në çerekfinalen e Kupës së Mbretit (video)

Barcelona ka vuajtur shumë në transfetën ndaj Racing Santander, e vlefshme për Kupën e Mbretit. Katalanasit e nisën takimin duke lënë në stol disa emra me peshë si Raphinha apo Pedri.

Pjesa e parë e takimit ishte disi e mërzitshme pas shumë raste, u mbyll 0-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 66-të, ku pas një asisti fantastik të Fermin Lopez, ishte Ferran Torres, ai që dërgoi topin në rrjetë. SHIHGOLIN

Në minutat në vijim nuk pati ndryshim të rezultatit. Barcelona mjaftohet me një gol dhe kualifikohet në çerekfinale. Në ndeshjen tjetër që u luajt po sot, Valencia fitoi 0-2 në transfertën ndaj Burgos.

8 ekipet çerekfinaliste për Kupën e Mbretit në Spanjë janë:

Alaves
Albacete
Betis
Athletic Bilbao
Atletico Madrid
Osasuna
Barcelona
Valencia

The post Barcelona vuan shumë, por në fund ia del. Bën detyrën dhe shkon në çerekfinalen e Kupës së Mbretit (video) appeared first on Telesport.