Barcelona vuan shumë në derbin katalanas, por e nis vitin me këmbë të mbarë. Fermin Lopez fantastik, Olmo gol spektakolar (video)

Barcelona e ka nisur vitin 2026 me fitore, edhe pse vuajti shumë në transfertën ndaj Espanyol, në derbin katalanas, ku në fund të besuarit e Hansi Flick fituan 0-2.

Përgjithësisht një ndeshje e dobët e Barcelonës, por një përfomancë fantastike e Joan Garcia, i cili shpëtoi ekipin me disa pritje shumë vendimtare. Duhet thënë se që nga minuta e parë e deri në vërshëllimën e fundit, Joan Garcia ishte objekt i thirrjeve dhe koreve të shumta të tifozëve vendas, të cilët e konsiderojnë si tradhtar, që u transferua te Barcelona. Pavarësisht këtyre thirrjeve, Joan Garcia bëri një ndeshje të madhe sonte.

Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 86-të, ku i futuri si zëvendësues, Dani Olmo, shënoi një gol tejet të bukur, me një goditje klasi me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Fermin Lopez, po ashtu i futur në pjesën e dytë.

Në minutën e 89-të, Fermin Lopez bëhet sërish protagonist dhe jep një asist për Robert Lewandowski-n, i cili dërgon topin në rrjetë dhe vulos fitoren e Barcelonës 0-2. Edhe polaku u fut si zëvendësues në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona shkon në 49 pikë në vend të parë, duke kaluar presionin te Rela Madrid, që nesër do të përballet me Betis.

SHIHGOLAT

The post Barcelona vuan shumë në derbin katalanas, por e nis vitin me këmbë të mbarë. Fermin Lopez fantastik, Olmo gol spektakolar (video) appeared first on Telesport.