Barcelona vendos që tani për pasuesin e Hansi Flick dhe nuk është aspak surprizë

Barcelona ka besim të plotë te Hansi Flick, i cili pak muaj më parë rinovoi deri në vitin 2028. Drejtuesit e klubit katalanas do të respektojnë kontratën me gjermanin deri në fund të saj, por kjo nuk i pengon aspak që të mendojnë për pasuesin e tij.

Sipas Catalunya Radio, pasuesi i Flick te Barcelona do të jetë një produkt i tyre, Cesc Fabregas. Ish-lojtari i Barcelonës i cili tashmë po shkëlqen si trajner te Como, ku pas rikthimit në Serie A, para dy sezonesh, sezonin e fundit siguroi kualifikimin historik në Champions League, është momentalisht një nga emrat më të kërkuar në treg.

Fabregas është nën kontratë me Como-n deri në vitin 2028, pikërisht atëherë kur Flick lirohet nga Barcelona. Kjo periudhë do t’i shërbëjë Fabregas për të fituar akoma e më shumë përvojë si trajner, për të qenë gati për të marrë drejtimin e një klubi si Barcelona.

The post Barcelona vendos që tani për pasuesin e Hansi Flick dhe nuk është aspak surprizë appeared first on Telesport.