Barcelona vendos dy kushte për vazhdimësinë e Lewandowskit në “Camp Nou”

Barcelona nuk ka ndërmend ta detyrojë Robert Lewandowskin të largohet në verë, duke ia lënë vetë sulmuesit veteran vendimin përfundimtar mbi të ardhmen e tij. Sipas “Sport”, klubi katalanas ka përcaktuar dy kushte kryesore nëse polaku dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”.

37-vjeçari, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit, duhet të pranojë një rol dytësor sezonin e ardhshëm dhe, së dyti, ulje të ndjeshme page. Aktualisht, Lewandowski përfiton një pagë bruto prej 26 milionë eurosh në vit, ndërsa Barcelona synon ta përgjysmojë atë.

Megjithatë, sulmuesi ka rezerva për sakrifica të mëdha financiare, pavarësisht dëshirës për të qëndruar edhe të paktën një sezon tjetër. Barcelona e respekton maksimalisht Lewandowskin për ndikimin e tij në fushë dhe në dhomën e zhveshjes si lider.

Problemet fizike kanë sinjalizuar një rënie nga forma më e lartë, por ai vazhdon të jetë vendimtar në momente kyçe, si goli ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

 

The post Barcelona vendos dy kushte për vazhdimësinë e Lewandowskit në “Camp Nou” appeared first on Telesport.