Barcelona po vazhdon rrugën e qetë drejt titullit të kampionit, duke shënuar tjetër fitore në La Liga.
Skuadra katalane ka mposhtur skuadrën e Rayo Vallecanos me rezultatin 3-1, duke dhënë sinjale të mira para ndeshjes me Olympique Lyon.
Golin e parë në këtë takim e shënuan mysafirët, me anë të Raul de Tomas, në minutën e 24-të.
Barazimi erdhi pas 14 minutave, kur Messi me një harkim të mirë gjeti Gerard Pique, i cili realizoi me kokë për 1-1.
Në pjesën e dytë, ishte Lionel Messi, i cili i dha epërsinë e parë skuadrës së tij, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 51’.
Në fund, ishte Luis Suarez, i cili realizoi edhe një herë, për të vulosur rezultatin final 3-1.
Kështu, Barca shkëputet me 7 pikë në krye të tabelës, duke lënë pas skuadrën e Atletico Madrid.
https://www.youtube.com/watch?v=5R5F5kX5SkI