Barcelona vazhdon të impresionojë. Pas fitores 6-0 ndaj Valencias dhe debutimit të suksesshëm në Champions kundër Newcastle, edhe Getafe u dorëzua përballë skuadrës së Hansi Flick (3-0). “Tri pikë, 3-0. Shkoi gjithçka mirë. Nuk është gjithmonë e lehtë të shënosh tre gola, por ne ia dolëm”, – tha trajneri gjerman, duke theksuar kontrollin mbi ndeshjen.
Flick e menaxhoi me kujdes skuadrën. Rashford e nisi nga stoli për të ruajtur freskinë dhe shmangur rreziqet. Ai lavdëroi edhe Eric Garcia për disponueshmërinë në disa role: “Është lojtar i jashtëzakonshëm, konfirmoi nivelin e tij. Do të na ndihmojë edhe në pozicione të tjera, duke parë pasigurinë për rikthimin e Baldé”.
Gjermani u shpreh i kënaqur me vazhdimësinë e grupit: “Më pëlqen shumë çfarë kam parë në tri ndeshjet e fundit, i kemi merituar sukseset”. Dhe në fund, për kujtimin e Johan Cruyff: “Besoj se do të ishte krenar. Për ne ka rëndësi të kontrollojmë ndeshjet dhe të luajmë bukur”.
The post Barcelona, tjetër provë force. Flick i kënaqur: Cruyff do të ishte krenar me ne appeared first on Telesport.