Barcelona, skuadra me audiencën më të madhe në La Liga

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, tha se Ousmane Dembele e meriton pa asnjë dyshim Topin e Artë.

Enrique tha se pret një ndeshje shumë interesante kundër Atletico Madridit.

“Jeta vazhdon dhe ne duhet të mendojmë për Kupën e Botës. Lojtarët janë të lumtur. Ne duhet të ecim përpara dhe të përmirësohemi. Ajo që pashë në stërvitje është e mrekullueshme. Fundi i sezonit është i ndryshëm nga ai me të cilin jemi mësuar. Por ambicia është aty, ashtu si edhe gjendja shpirtërore e lojtarëve. Ne duam të vazhdojmë. E njohim mirë Atleticon dhe ata kanë shumë cilësi. Ky është një kompeticion i ri. Ne duam ta fitojmë ndeshjen dhe ta fillojmë pjesëmarrjen tonë në turne me një fitore”, komentoi Enrique.

Kur u pyet se si ndihej pas Ligës së Kampionëve, Enrique u përgjigj: “Është një ndjenjë shumë pozitive sepse krijuam histori për klubin. Jemi të lumtur, por duhet të vazhdojmë, duke u përgatitur për këtë garë të re në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të lumtur.”

“Nuk jam aspak i interesuar për këto çmime individuale. Mendoj se Ousmane Dembele e meriton Topin e Artë, pa dyshim.”

Lidhur me faktin nëse sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë se ky, Enrique tha: “Sa i përket trofeve, do të jetë e pamundur. Sepse i kemi fituar të katër titujt. Por ende kemi përpara këtë Kupë Bote për Klube. Është një garë shumë emocionuese. Kemi besimin dhe ambicien për të luftuar për titullin.”

/GazetaBlic Sport/

The post Luis Enrique: Dembele e meriton Topin e Artë, pa dyshim appeared first on GazetaBlic.