Barcelona shikon që tani drejt verës 2026. Bastoni, objektivi kryesor për mbrojtjen

Edhe pse merkatoja verore ende nuk është mbyllur, me disa afrime që duhet të regjistrohen për shkak të problemeve të zakonshme, dhe tashmë të njohura, financiare, në shtëpinë e Barcelonës po mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm me një objektiv të madh për të forcuar mbrojtjen në dispozicion të trajnerit Hansi Flick. Sipas “El Nacional”, prioriteti për verën 2026 është të marrin Alessandro Bastoni e Interit.

Për Flick, mbrojtësi italian është partneri perfekt për të riun Pau Cubarsí. Trajneri beson se talenti katalanas ka nevojë për një lojtar me përvojë në elitë, me prani të fortë në dhomat e zhveshjes dhe aftësinë për ta udhëhequr mbrojtjen në ndeshjet e rëndësishme. Bastoni i mishëron të gjitha këto cilësi.

Futbollisti i lindur në vitin 1999 ka ende tri vite kontratë me klubin zikaltër, por Barcelona synon të lëvizë shumë kohë përpara. Pra, e ka nisur tashmë punën për të përgatitur “sulmin” e verës së ardhshme (2026), edhe për t’i parakaluar klubet e tjera të mëdha europiane që mund të interesohen për mbrojtësin italian.

Nuk do të jetë e lehtë ta shkëpusin Bastoni nga Interi, pasi zikaltërit e konsiderojnë të pashitshëm, përveçse nëse vjen ndonjë ofertë e çmendur. Megjithatë, Barcelona është e bindur se koha, dëshira e lojtarit dhe tërheqja e projektit blaugrana do të luajnë në favor të saj.

The post Barcelona shikon që tani drejt verës 2026. Bastoni, objektivi kryesor për mbrojtjen appeared first on Telesport.