Barcelona po fiton në transfertë 0-2 ndaj Mallorca-s, në ndeshjen e aprë të sezonit të ri në La Liga. Fillimisht në minutën e 7-të, një kombinim i bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha-s, i ka dhënë Barcelonës golin e avantazhit. Yamal kroson në krah, Raphinha i harruar nga mbrojtësit e Mallorca-s, dërgon me kokë topin në rrjetë.
Por, nuk munguan polemikat për këtë gol, pasi vendasit pretendojnë se topi ka dalë jashtë vijës anësore dhe duhej të ishtë dhënë rivënie anësore.
Në minutën e 23-të, Barcelona gjeti golin e dytë me Ferran Torres, i cili dërgoi topin në rrjete me një goditje të bukur, por në atë moment kapiteni i Mallorca-s, Antonio Raillo ishte i shtrirë në fushë pas një dëmtimi në kokë dhe vendasit prisnin që arbitri të ndalte lojën.
Jo vetëm që loja nuk u ndal, por goli i Ferran Torres u quajt i rregullt. Barcelona udhëheq 0-2.
The post Barcelona shënon golin e dytë, plasin polemikat. Kundërshtari i shtrirë në fushë, Torres dërgon topin në rrjetë (video) appeared first on Telesport.