Në stadiumin olimpik të Katalonjës, Barcelona ka fituar 3-1 ndaj Elche, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.
Barcelona gjeti avantazhin që në minutën e 8-të me Lamine Yamal, pas asistit të Alejandro Balde. Tre minuta më pas ishte Ferran Torres që dyfishoi shifrat, pas një asisti fantastik të Fermin Lopez.
Në fund të pjesës së parë, Rafa Mir ngushtoi shifrat për Elche, me një realizim shumë të bukur. Pjesa e parë mbyllet 2-1.
Marcus Rashford vulosi fitoren e Barcelonës me golin e tij në minutën e 60-të, pas asistit të Fermin Lopez. Anglezi duket se i ka bindur të gjithë dhe Barcelona do të ushtrojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Barcelona fiton 3-1 dhe mban vendin e dytë me 25 pikë, 5 pikë më pak se Real Madridi i vendit të parë.
The post Barcelona rikthehet te fitorja, Rashford i bind të gjithë (video) appeared first on Telesport.










