Barcelona refuzon një super ofertë nga Arabia, mbrojtësi thotë “vazhdoj”

Barcelona ka refuzuar një ofertë marramendëse nga Al-Nassr. Gazeta Sport raporton se bëhet fjalë për Andreas Christensen.

Deco konfirmoi së fundmi se klubi katalanas do të largojë një qendërmbrojtës këtë merkato vere dhe mendohej se danezi do të ishte emri i përzgjedhur.

Christensen ka edhe një vit kontratë, por nuk preferon largimin. Ai do të vijojë deri në fund të kontratës. Hansi Flick e ka respektuar vendimin e danezit.

The post Barcelona refuzon një super ofertë nga Arabia, mbrojtësi thotë “vazhdoj” appeared first on Telesport.