Barcelona kishte shpresuar se deri më tani do të riktheheshin në ‘Spotify Camp Nou’, por vonesat e kanë bërë këtë proces të pamundur.
Ata tani po shpresojnë të rikthehen në shtëpinë e tyre ikonike në fazat e hershme të sezonit të ardhshëm dhe në të njëjtën kohë, një përditësim premtues është lëshuar nga klubi.
Puna në ‘Spotify Camp Nou’ nisi në qershor të vitit 2023 dhe teksa i tërë projekti ka pak gjasa të kompletohet para të paktën vitit 2026, ekipi i parë do të lejohet të luajë ndeshjet me kapacitet të reduktuar nga shtatori.
Vonesat kanë rikthyer gjërat mbrapsht për Barcelonën, por entuziazmi po vazhdon të rritet për rikthim.
Kjo pasi Barcelona ka publikuar imazhe të reja të gjendjes aktuale të stadiumit.
Teksa bari është vendosur pothuajse plotësisht, në të njëjtën kohë ka pasur progres të madh në instalimin e ulëseve në tribuna.
Ka ende punë për t’u bërë në ndërtimin e çatisë së re në stadiumin ikonik, por me rritjen e intensitetit të punës, ka shpresa se kjo do të kompletohet gjatë muajve në vazhdim.
Barcelona po e pret me padurim rikthimin e tyre të shumëpritur në ‘Camp Nou’ për arsye që kanë të bëjnë brenda dhe jashtë fushës.
Të ardhurat e ditës së ndeshjeve janë reduktuar shumë që prej se ata u vendosën përkohësisht në stadiumin ‘Estadi Olimpic Lluis Companys’ në fillim të sezonit 2023/2024, dhe si rezultat ka pasur vështirësi në aspektin financiar për klubin blaugranas.