Barcelona piketon zëvendësuesin ideal të Lewandowsk-it, do të vijë si lojtar i lirë

Tashmë është e konfirmuar se Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. Për këtë arsye, katalanasit po punojnë për të gjetur një zëvendësues ideal për polakun.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Barcelona ka piketuar Dusan Vlahovic si pasuesin e mundshëm të Lewandowski-t. Sulmuesi serb ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Juventusin dhe deri tani nuk ka shenja për rinovim mes palëve.

Në 4 ndeshje këtë sezon, Vlahovic ka shënuar 4 gola, duke treguar një super formë, edhe pse e ka nisur nga stoli. Dëshira e madhe e katalanasve është Julian Alvarez, por duke ditur se argjentinasi kushton mbi 100 milionë euro, atëherë Vlahovic është pista më e mundshme, duke ditur se sulmuesi serb mund të vijë në “Camp Nou” falas gjatë verës së ardhshme.

Përveç Barcelonës, për Vlahovic ka interes të madh edhe nga klube të tjera të mëdha, ndaj katalanasit nuk do e kenë aspak të lehtë garën për transferimin e sulmuesit serb.

The post Barcelona piketon zëvendësuesin ideal të Lewandowsk-it, do të vijë si lojtar i lirë appeared first on Telesport.