Barcelona piketon dy emra surprizë për të zëvendësuar Lewandwoski-n

Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. E ardhmja e polakut pritet të jetë në Arabinë Saudite. Ndërkohë, drejtuesit e klubit katalanas kanë filluar që tani të punojnë për të gjetur pasuesin ideal të polakut në sulm.

“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona ka piketuar dy emra: Karim Konate dhe Paris Brunner. I pari vetëm 21 vjeç, aktualisht luan për Salzburg. Ai është një sulmues me shumë hapësirë ​​për përmirësim, megjithëse aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim në ligament. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe për të ka interes nga disa klibe të njohura.

Paris Brunner, është një tjetër opsion interesant. 19-vjeçari, aktualisht luan me Monaco-n, dhe ka premisa të mëdha për të ardhmen. Barcelona synon të bëjë një përforcim në sulm me kosto të ulët, por që të jetë investim afatgjatë.

The post Barcelona piketon dy emra surprizë për të zëvendësuar Lewandwoski-n appeared first on Telesport.