Barcelona prezantoi dje uniformën e saj të re për sezonin 2025/26, me fanellat që ishin menjëherë të disponueshme për blerje në internet dhe në dyqanet zyrtare të klubit.
Ngjarja shkaktoi një valë entuziazmi midis tifozëve, të cilët u shfaqën masivisht, duke formuar radhë të gjata para pikave të shitjes që nga orët e para të mëngjesit për të marrë në dorë uniformën e re, shumë të pritur.
Kërkesa ishte aq e madhe sa deri dje në orën 13:00, Barcelona kishte thyer të gjitha rekordet e mëparshme për numrin më të madh të fanellave të shitura në një ditë të vetme.
Një sukses i jashtëzakonshëm që dëshmon për pasionin e madh të mbështetësve të klubit “blaugrana” dhe tërheqjen e dizajnit të ri të krijuar nga kompania amerikane për publikun katalanas.
Rritja e shitjeve nuk është aspak e habitshme, duke marrë parasysh dizajnin tërheqës të krijuar nga Nike dhe mbi të gjitha suksesin e dukshëm sportiv të arritur nga klubi sezonin e kaluar.
The post Barcelona nxjerr në treg fanellën e re, vendoset rekordi i ri shitjesh në një ditë të vetme appeared first on Telesport.