Në fitoren e fundit të Barcelonës në La Liga 3-0 ndaj Levante, lojtari më i mirë i ndeshjes ishte padyshim Joao Cancelo, që regjistroi edhe asistin e parë pas rikthimit te katalanasit.
I huazuar deri në fund të sezonit, por portugezi mund të qëndrojë më gjatë te Barcelona. “SPORT” zbulon se drejtuesit e klubit katalanas janë të bindur për cilësitë e portugezit në krahun e majtë dhe duan të vazhdojnë bashkëpunimin me të, edhe pas fundit të këtij sezoni.
31-vjeçari portugez është nën kontratë me Al-Hilal deri në vitin 2027, ndaj alrgimi nga klubi saudit nuk do të jetë edhe aq i lehtë. Vlera në treg e Cancelo llogaritet te 12-15 milionë euro, shifër e përballueshme edhe për financat e Barcelonës. Nëse nuk ka ndonjë të papritur, Cancelo pritet të transferohet përundimisht te Barcelona gjatë verës që po vjen.
The post Barcelona nuk pret fundin e sezonit, vendos që tani për fatin e Joao Cancelo. Pjesa më e vështirë nuk ka ardhur ende…. appeared first on Telesport.










