Barcelona është rikthyer sërish në krye të renditjes në La Liga, pas fitores 3-0 ndaj Levante në sfidën e luajtur në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 25-të.
Katalanasit shënuan dy herë në pjesën e parë, me Marc Bernal që në minutën e 3-të pas asistit të Eric Garcia dhe me Frenkie de Jong në minutën e 32-të, pas asistit të Joao Cancelo. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për katalanasit.
Në minutën e 80-të, ishte Fermin Lopez që shënoi golin e tretë me një goditje fantastike me të majtën, nga distanca. Barcelona fiton 3-0 dhe mban vendin e parë me 61 pikë, 1 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë.
The post Barcelona nuk përsërit gabimin e Real Madridit, bën detyrën në shtëpi dhe rimerr vendin e parë (video) appeared first on Telesport.









