Barcelona nuk mjaftohet vetëm me Rashford. Ëndrra e madhe është ylli 100 milionë eurosh, por duhet pritur vera e ardhshme

Pas transferimit të Marcus Rashford, duket se merkato e Barcelonës për këtë verë është mbyllur, por nuk përjashtohet mundësia për një goditje me kosto të ulët. Barcelona e ka ripërcaktuar planin e saj të tregut të transferimeve me një objektiv të qartë në horizont: Julian Alvarez.

Joan Laporta dhe Deco i kanë sytë te sulmuesi argjentinas i Atletico Madrid, të cilin e konsiderojnë një lojtar kyç në ndërtimin e një fronti të ri sulmues përkrah Lamine Yamal si dhe zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski, i cili do të luajë sezonin e fundit me katalanasit dhe do të largohet verën e ardhshme.

Strategjia e Barçës parashikon të bëjë një ofertë 100 milionë euro, një shifër që do të shërbente për të joshur Atlético Madrid, megjithëse drejtuesit katalanas e dijnë shumë që negociatat me një rival si “Colchoneros” nuk do të jenë aspak të lehta dhe ata do të bëjnë gjithçka për të mos lejuar këtë transferim.

Megjithatë, shpresa e madhe e drejtuesve të Barcelonës është te këmbëngulja e vetë lojtarit për t’u transferuar tek ata dhe në këtë rast Atletico-s nuk do i mbetej gjë tjetër veçse të kënaqej dhe të pranonte ofertën 100 milionë euro.

The post Barcelona nuk mjaftohet vetëm me Rashford. Ëndrra e madhe është ylli 100 milionë eurosh, por duhet pritur vera e ardhshme appeared first on Telesport.