Barcelona nuk i lë asgjë rastësisë dhe mbyll llogaritë ndaj Villarreal që në pjesën e parë (video)

Barcelona është duke udhëhequr 2-0 ndaj Villarreal pas 45 minutave të para në sfidën që po luhet në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 26-të në La Liga.

Protagonisti kryesor i pjesës së parë ishte padyshim Lamine Yamal, me dy gola të shënuar. Fillimisht në minutën e 28-të, pas një topi të fituar në mesin e fushës dhe asistit të Fermin Lopez.

Goli i dytë erdhi në minutën e 37-të, pas një kombinimi me Fermin Lopez dhe pasi tregoi gjithë klasin e tij të mundshëm, dyfoshoi shifrat me një gol tejet të bukur.

Pjesa e parë mbyllet 2-0 për katalanasit, të cilët po shkojnë drejt fitores së sigurt, që i mban në krye të renditjes.

SHIKOGOLAT

The post Barcelona nuk i lë asgjë rastësisë dhe mbyll llogaritë ndaj Villarreal që në pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.