Barcelona ka mposhtur Getafe-n 3-0 në stadiumin “Johan Cruyff”. Me shumë mundësi kjo ishte ndeshja e fundit për Barcelonën në këtë stadium 6000 vendesh, pasi katalanasit do rikthehen në “Camp Nou”.
Goli i parë i ndeshjes do të vinte në minutën e 15-të, pas kombinimit të përkyrer Raphinha-Dani Olmo-Ferran Torres, ishte pikërisht ky i fundit që dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 34-të, Ferran Torres dyfishoi shifrat. Pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja, Raphinha asiston bukur për Ferran Torres, i cili nuk e kishte aspak të vështirë të mposhte i vetëm portierin e Getafe. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Barcelonën.
Goli i tretë për katalanasit do të vinte në minutën e 63-të, Rashford asiston, Dani Olmo shënon. Rezultati final, 3-0. Barcelona mban vendin e dytë me 13 pikë, dy pikë më pak se Real Madrid i vendit të parë.
The post Barcelona nuk e llogarit Getafe-n, spektakël dhe fitore bindëse nga katalanasit (video) appeared first on Telesport.