Pavarësisht se në sezonin aktual nuk është në formën e tij më të mirë, duke shënuar 11 gola në 29 ndeshje, për Julian Alvarez sa po vjen e shtohet interesi për një transferim të mundshëm gjatë verës së ardhshme.
Përveç Barcelonës, që dihet prej kohësh që e ka si objektiv parësor për sulmin për sezonin e ri, në garë për sulmuesin argjentinas është futur edhe PSG. Sipas “Fichajes”, klubi parizien ka një propozim vërtet joshës për Atletico Madridin: 50 milionë euro plus dy lojtarë, Goncalo Ramos dhe Kang-In Lee. Sulmuesi portugez ka një vlerë rreth 35 milionë euro në treg, sipas transfermarkt. Ndërsa koreano-jugori ka një vlerë në treg rreth 25 milionë euro.
Pra, në total propozimi i PSG-së për Atletico Madridin është mbi 100 milionë euro. Edhe pse dëshira e sulmuesit është të transferohet te Barcelona në rast largimi nga Atletico Madrid, PSG është në kushte shumë më të favorshme financiare për të arritur marrëveshjen me “Colchoneros”.
Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Julian Alvarez do të jetë protagonisti kryesor i merkatos së verës së ardhshme.
The post Barcelona nuk e konurron dot. Oferta e PSG-së për Julian Alvarez është e çmendur appeared first on Telesport.










