Barcelona nuk bën gabimin e Realit dhe ecën e sigurt drejt titullit. Fitore bindëse në derbi (video)

Pas hapit fals të Real Madridit, që barazoi dje 1-1 ndaj Girona, Barcelona ka bërë detyrën duke fituar 4-1 ndaj Espanyol, në derbin e luajtur në “Camp Nou”, i vlefshëm për javën e 31-të në La Liga dhe tani diferenca me rivalin kryesor është plot 9 pikë.

Vendimtar për pjesën e parë ishin dy golat e Ferran Torres, fillimisht në minutën e 9-të, ku sulmuesi shënoi me kokë, pas krosimit të Lamine Yamal nga këndi. Në minutën e 25-të, pas një kombinimi perfekt mes Lamine Yamal dhe Ferran Torres, ky i fundit dyfishon shifrat.

Në minutën e 55-të, Pol Lozano rihapi takimin duke shënuar një gol të bukur, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Barcelona vuajti jo pak në minutat në vijim, por çlirimi erdhi në minutat e fundit, ku shënuan dy gola për dy minuta. Në minutën e 87-të, Lamine Yamal shënoi golin e tretë, pas një topi të Marc Casado dhe daljes së gabuar të portierit Mitrovic.

Në minutën e 89-të, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të sapofuturit në fushë, Frenkie de Jong, Marcus Rashford vulos me golin e tij fitoren 4-1 për Barcelonën.

SHIKOGOLAT

The post Barcelona nuk bën gabimin e Realit dhe ecën e sigurt drejt titullit. Fitore bindëse në derbi (video) appeared first on Telesport.