Duke qenë se këtë verë ka bërë vetëm dy transferime, Joan Garcia nga Espanyol për 25 milionë euro dhe Marc Rashford nga Man. United, në formë huazimi, Barcelona duket se e ka mbyllur këtu merkaton për këtë afat kalimtar dhe ka nisur të mendojë për verën e ardhshme.
Mediat pranë klubit katalanas, raportojnë se Barcelona synon të transferojë verën e ardhshme, yllin e PSG-së, Desire Doue. Synimi është që të krijohet një dyshe e frikshme në secilin krah, në njërën anë Lamine Yamal, në tjetrën Desire Doue.
Barcelona kërkon të përfitojë nga fakti që 20-vjeçari nuk është një titullar fiks te PSG, gjë që mund ta shtyjë atë drejt katalanasve. Sigurisht që transferimi i tij nuk do jetë aspak i lehtë. Minimumi që kërkon PSG për ta lënë të lirë 20-vjeçarin është 100 milionë euro.
The post Barcelona ngre stekën, i vë syrin yllit të PSG-së. Duhen minimumi 100 milionë euro appeared first on Telesport.