Barcelona nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Rayo Vallecano, ndeshje e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Katalanasit gjetën golin me Lamine Yamal në minutën e 40-të, nga pika e bardhë e penalltisë.
Ishte vetë Yamal, ai i cili fitoi penalltinë, pas goditjes në këmbë që mori nga kundërshtari brenda zonës. Arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte faull dhe dha penallti. Lamine Yamal merr topin, ne një super qetësi, e dërgon atë në rrjetë. Topi në njërën anë, portieri në anën tjetër.
Ndërkohë që të gjithë u habitën pse nuk pati ndërhyrje të VAR për këtë rast. Mediat spanjolle raportojnë se VAR nuk mundi të ndërhynte në rastin e penalltisë sepse sistemi ishte jashtë funksionit në stadiumin e Rayo Vallecano. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Barcelonën.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për vendasit, por Joan Garcia ishte në super formë sot, duke bërë disa pritje shpëtimtare. Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 67-të, ku Fran Perez i harruar totlaisht nga mbrojtja e Barcelonës, dërgon topin në rrjetë pas krosimit në zonë nga goditja e këndit. Edhe pas golit të barazimit, vendasit ishin më aktiv në fushë dhe iu afruan edhe golit të avantazhit, por Joan Garcia tha “jo”. Rezultati përfundimtar 1-1. Barcelona lë pikë që në javën e tretë.
The post Barcelona ngec ndaj Rayo Vallecano, Joan Garcia iu jep një pikë katalanasve (video) appeared first on Telesport.