Mediet spanjolle bëjnë me dije se Barcelona ka marrë një ofertë të rëndësishme 60 milionë euro nga Aston Villa këtë merkato dimërore për Ferran Torres. Sulmuesi pëlqehet shumë nga Unai Emery, i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të provojnë transferimin e tij. Ardhja e Ferran Torres do të ishte një shtysë e madhe për klubin nga Birminghami në garën për titullin kampion, ose të paktën për objektivin kryesor që është kualifikimi në Champions League.
Oferta e Aston Villa e ka vënë Barcelonën në mëdyshje të madhe. Nga njëra anë, 60 milionë euro do të përfaqësonin një të ardhur të konsiderueshme për të përmirësuar kufirin e pagave dhe për të ëprmirësuar situatën financiare.
Nga ana tjetër, Ferran Torres është pjesë shumë e rëndësishme e projektit të Hansi Flick dhe largimi i tij në mes të sezonit do të ishte një goditje e rëndë për katalanasit.
The post Barcelona në mëdyshje, vjen oferta 60 milionë euro nga klubi i Premier League appeared first on Telesport.










