Barcelona në mëdyshje të madhe, njëri prej këtyre dy yjeve duhet të sakrifikohet me patjetër në verë

Duke qenë se Barcelona do të afrojë me patjetër një qendërsulmues “big” në verën e ardhshme, kjo do të thotë që njëri prej Robert Lewandowski-t ose Ferran Torres, duhet të largohet me patjetër në verë.

Nëse deri tani është përfolur shumë për largimin e polakut, pasi i mbaron edhe kontrata në fund të sezonit, “SPORT” zbulon një prapaskenë interesante. Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Barcelonës po mendojnë të rinovojnë të paktën edhe për një sezon me Lewandowski-n dhe të nxjerrin në shitje Ferran Torres, për të cilin ka interes të madh në Premier League.

Sulmuesi spanjoll do të “sakrifikohet” për të ndihmuar në sigurimin e shumës që do të paguhet për Julian Alvarez apo këdo tjetër që do të transferojë Barcelona në verë. Kontrata e Ferran Torres me katalanasit skadon në vitin 2027 dhe deri tani nuk ka pasur asnjë shenjë për rinovim të mundshëm, duke vërtetuar zërat se spanjolli do të shitet në verë.

Barcelona pret të përfitojë 60-70 milionë euro nga shitja e Ferran Torres, destinacioni i të cilit pritet të jetë sërish Premier League. Chelsea, Arsenal, Aston Villa dhe Manchester United interesohen për sulmuesin spanjoll.

The post Barcelona në mëdyshje të madhe, njëri prej këtyre dy yjeve duhet të sakrifikohet me patjetër në verë appeared first on Telesport.