E ardhmja e Raphinha te Barcelona është vënë në pikëpyetje serioze. Mediet angleze raportojnë se Manchester United është gati të paguajë 120 milionë euro për transferimin e yllit brazilian.
Raphinha nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, për shkak dëmtimi, por interesi i klubeve të tjera ndaj tij sa vjen e shtohet. Edhe pse kontrata aktuale me katalanasit skadon në vitin 2028, nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij këtë verë, duke parë interesin e madh dhe shifrën e madhe që është gati të paguajnë “Djajtë e Kuq”.
Te Barcelona e vlerësojnë shumë Raphinha-n, por duke ditur situatën jo të mirë financiare, shitja e brazilianit mund të jetë një vendim i detyrueshëm nga “halli”.
The post Barcelona në dilemë të madhe, merr ofertën 120 milionë euro nga Anglia për yllin e ekipit appeared first on Telesport.










