Sulmuesi Joaquin Panichelli, i cili po shkëlqen këtë sezon në Ligue 1, ka filluar të tërheqë interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, mes tyre edhe Barcelona.
Me 10 gola në 13 ndeshje zyrtare, argjentinasi është shndërruar në lojtarin kryesor të Strasbourgut dhe një prej talenteve më të spikatura të futbollit evropian.
Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, përveç Barcelonës, edhe Milani dhe Chelsea po e ndjekin me vëmendje 21-vjeçarin. Panichelli u bashkua me Strasbourgun verën e kaluar nga Deportivo Alaves, për një shumë prej 16,5 milionë eurosh, pas një sezoni mbresëlënës në huazim te Mirandés, ku shënoi 21 gola.
The post Barcelona ndjek argjentinasin e radhës! Në garë me Milan dhe Chelsea appeared first on Telesport.



 
															






