Pas dështimit të transferimit të Nico Williams, i cili në fund vendosi të rinovojë me Athletic Bilbao, Barcelona ka vetëm një emër në mendje për të transferuar në krahun e majtë dhe ai është Rafael Leao.
Edhe pse janë përmendur shumë emra si Rashford, Luis Diaz, Ivan Perisic e ndonjë tjetër, sipas prestigjozes SPORT, dëshira e madhe dhe e vetme e Barcelonës është anësori portugez i Milanit.
Në anën tjetër, kuqezinjtë janë të gatshëm tq heqin dorë prej yllit të tyre, vetëm nësë paguhet shifra 70 milionë euro, një shifër shumë e majme për gjendjen aktuale financiare të Barcelonës.
Sipas raportimit në fjalë, pavarësisht shifrës së majme, Barcelona është shumë e tunduar për të kryer këtë operacion dhe pse e di që kosto e tij do jetë shumë e madhe. Rafa Leao shihet si profili i duhur për të plotësuar formacionin magjik të Hansi Flick, me të cilin synon të fitojë Champions League sezonin e ardhshëm.
Nga ana e tij, portugezi është i hapur për një kalim te Barcelona, vetëm se duhet gjetur gjuha e përbashkët mes dy klubeve, pasi vetë ai është i bindur që do ketë sukses te katalanasit.
Mbetet për t’u parë si do shkojnë javët në vijim negociatat mes dy klubeve, por Barcelona është e vendosur të transferojë një anësor të majtë të kalibrit botëror dhe Rafa Leao duket zgjedhja e duhur.
The post Barcelona ndan mendjen, ose do të transferojë këtë lojtar për krahun e majtë ose asnjë tjetër appeared first on Telesport.