Barcelona ka dështuar edhe njëherë në La Liga, në udhëtimin e saj tek Osasuna.
Në kuadër të xhiros së tretë në La Liga, Barcelona morri vetëm një pikë, pas barazimit 2:2 me Osasuna.
Në ‘Estadio El Sadar’, ishte Roberto Torres që hapi serinë e golave në minutën e 7’, duke i dhënë epërsinë Osasunës.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e vendasve, por kampionët e La Ligës u kthyen fuqishëm në pjesën e dytë.
Ishte 16 vjeçari Ansu Fati ai që shënoi për 1:1, kur luhej minuta e 51’, për tu bërë kështu lojtari më i ri në histori të Barcelonës që shënon në La Liga, si dhe lojtari i tretë më i ri në histori të La Liga, shkruan lajmi.net.
Barca përmbysi gjithçka me anë të mesfushorit brazilian Arthur, në minutën e 64’, por nuk arriti të mbante epërsinë deri në fund.
Roberto Torres shënoi golin e tij të dytë personal në këtë përballje, vetëm 10 minuta para fundit, nga pika e bardhë, për t’i mohuar tri pikët kampionëve në fuqi.
Me këtë rezultat të regjistruar sot, Barca numëron vetëm katër pikë pas tri xhirove.
1:0
https://streamable.com/1n629
1:1
https://streamable.com/pcxr2
1:2
https://streamable.com/nemi9
2:2
https://streamable.com/erh5u