Barcelona mund të gjejë një përforcim të papritur për mbrojtjen në merkaton e janarit, në Premier League. Sipas “Fichajes”, Manchester City i ka ofruar mundësinë për të marrë Nathan Aké, mbrojtësin holandez të lindur më 1995, për të forcuar repartin në momentin më delikat të sezonit.
Aké po gjen më pak hapësira te City, përballë konkurrencës së madhe në mbrojtje. Megjithëse i besueshëm dhe i vlerësuar në dhomën e zhveshjes, ai shpesh shërben si alternativë luksoze dhe jo titullar. Këtë sezon ka regjistruar 13 paraqitje, kryesisht në kupat kombëtare më shumë se në Premier League. Ndërkohë, ka luajtur më shumë ndeshje si titullar me Holandën se me City, duke treguar se në Angli i mungon vazhdimësia.
Pika që tërheq Barcelonën është fleksibiliteti i tij; mund të luajë qendërmbrojtës ose mbrojtës i majtë, duke u përshtatur edhe në role hibride. Një avantazh në mungesë të Araújo, Christensen dhe Koundé. Kontrata e tij deri më 2027 mund të lehtësojë një transferim me kosto të ulët, duke sjellë përvojë, besueshmëri dhe lidership në një mbrojtje të re dhe të rehatshme.
The post Barcelona, mundësi përforcimi nga Premier League. Guardiola “hap dyert” për holandezin appeared first on Telesport.













