Barcelona mund të thyejë rekordin e lojtarëve përfaqësues të saj në Botërorin 2026

Në Botërorin 2022 në Katar, Barcelona u përfaqësua me më shumë lojtarë se çdo klub tjetër; 17 ndërkombëtarë, duke përfshirë Pedri, Gavi, Eric Garcia, Jordi Alba, Busquets, Ferran Torres, Balde, Ansu Fati (Spanjë), Koundé dhe Dembélé (Francë), De Jong dhe Memphis Depay (Holandë), Ter Stegen (Gjermani), Lewandowski (Poloni), Christensen (Danimarkë), Raphinha (Brazil), Araujo (Uruguaji). Pra, regjistroi rekordin e lojtarëve nga një klub në një Botëror.

Për Botërorin 2026 (SHBA, Kanada, Meksikë), Barcelona mund ta thyejë sërish këtë rekord me 18 lojtarë potencialë, përfshirë:

Spanja: Cubarsí, Pedri, Olmo, Fermín, Ferran, Lamine Yamal, Joan Garcia, Gavi, Eric Garcia, Balde

Holanda: Frenkie de Jong

Franca: Jules Koundé

Anglia: Marcus Rashford

Brazili: Raphinha

Uruguaji: Ronald Araujo

Gjermania: Marc ter Stegen

Në këtë listë mund të shtohen Lewandowski (Poloni), Christensen (Danimarkë) dhe Roony Bardghji (Suedi), duke rritur mundësinë për një tjetër rekord të Barçës në këtë drejtim.

The post Barcelona mund të thyejë rekordin e lojtarëve përfaqësues të saj në Botërorin 2026 appeared first on Telesport.