Në kërkim të mbrojtjes së titullit kampion, Barcelona e ka nisur sezonin e ri me fitore në transfertë 0-2 ndaj Mallorca. Një ndeshje që me siguri do diskutohet shumë gjatë javës, pas asaj që ndodhi në fushën e lojës.
Fillimisht në minutën e 7-të, një kombinim i bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha-s, i ka dhënë Barcelonës golin e avantazhit. Yamal kroson në krah, Raphinha i harruar nga mbrojtësit e Mallorca-s, dërgon me kokë topin në rrjetë.
Por, nuk munguan polemikat për këtë gol, pasi vendasit pretendojnë se topi ka dalë jashtë vijës anësore dhe duhej të ishte dhënë rivënie anësore. Në minutën e 23-të, Barcelona gjeti golin e dytë me Ferran Torres, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur, por në atë moment kapiteni i Mallorca-s, Antonio Raillo, ishte i shtrirë në fushë pas një dëmtimi në kokë dhe vendasit prisnin që arbitri të ndalte lojën.
Kjo gjë acaroi shumë lojtarët e Mallorca-s, dy prej tyre lanë fushën e lojës pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq. Fillimisht Morlanes merr kartonin e dytë të verdhë dhe më pas Muriqi për një ndërhyrje shumë të ashpër me takë ngritur ndaj Joan Garcia, ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR.
Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Barcelonën dhe dy lojtarë më pak për Mallorca-n. Pjesa e dytë foli për Barcelonën, duke ditur që ishte edhe me dy lojtarë më shumë në fushë. Në minutën e 69-të u fut në fushë Marcus Rashford në vend të Ferran Torres. Anglezi i regjistruar në momentet e fundit, debutoi zyrtarisht sonte për katalanasit. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Barcelona fiton 0-2 dhe e nis sezonin e ri me këmbë të mbarë.
The post Barcelona mposht Mallorca-n dhe e nis me fitore sezonin e ri. Nuk mungojnë polemikat (video) appeared first on Telesport.