Barcelona merr vendimin e dhimbshëm, nuk do t’i rinovojë kontratën yllit të ekipit

Tashmë mund të quhet edhe zyrtare, Robert Lewandowski do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona. Drejtuesit e klubit katalanas nuk do t’i rinovojnë kontratën sulmuesit polak edhe pse klauzola kur u transferua nga Bayern përmban opsionin për rinovimin edhe për një vit të katërt.

Këtë sezon të fundit me katalanasit, Lewandowski pritet të ketë një rol dytësor në ekip dhe do qëndrojë më shumë si zëvendësues. Flick preferon Dani Olmo-n më shumë si një 9-tsh sesa polakun.

Mediat spanjolle raportojnë se e ardhmja e Lewandowski pritet të jetë në Arabinë Saudite, aty ku me shumë mundësi do të përfundojë karrierën. Ndërsa objektivi kryesor i Barcelonës për të zëvendësuar polakun është Julian Alvarez, i cili kushton mbi 100 milionë euro.

The post Barcelona merr vendimin e dhimbshëm, nuk do t’i rinovojë kontratën yllit të ekipit appeared first on Telesport.