Barcelona marrosoet pas Bastonit, por mbrojtësi zikaltër duket “mollë e ndaluar”

Barcelona ka vendosur në fokus një objektiv ambicioz për të forcuar mbrojtjen verën e ardhshme. Fjala është për Alessandro Bastoni, shtylla e prapavijës së Interit. Sipas “Diario Sport”, qendërmbrojtësi zikaltër është në shortlist-ën e klubit katalanas.

Megjithatë, Bastoni, një nga më të mirët në rolin e tij, është objektiv i vështirë për Barçën për shkak të çmimit. Interi kërkon rreth 80 milionë euro, shifër që e bën marrëveshjen pothuajse të pamundur aktualisht, edhe pse katalanasit mbajnë shpresë për të ardhmen.

Barcelona ka prioritet të blejë një qendërmbrojtës të majtë për verën e ardhshme. Megjithëse i riu Gerard Martin ka treguar stabilitet, ai shihet vetëm si zgjidhje afatshkurtër. Synimi është të gjendet partner ideal i Pau Cubarsí, një emër i lartë për ta udhëhequr mbrojtjen.

Nevoja për përforcime është rritur edhe për shkak të pasigurisë mbi të ardhmen e Ronald Araújo. Bastoni duket i lumtur tek Interi, që po punon për t’ia zgjatur kontratën deri më 2028. Lista e dëshirave përfshin gjithashtu Marc Guehi dhe Niclas Schlotterbeck.

The post Barcelona marrosoet pas Bastonit, por mbrojtësi zikaltër duket “mollë e ndaluar” appeared first on Telesport.