Barcelona bën detyrën në Champions League, duke fituar në stadiumin olimpik të Katalonjës, 6-1 ndaj Olymiapcos. Barcelona e gjeti shumë shpejt veten në avantazh, që në minutën e 7-të me anë të Fermin Lopez.
Një aksion që nis me një gafë të Szczęsny, por për fatin e mirë të katalanasve nuk rezultoi fatal, më pas aksioni nis me një veprim fantastik nga Alejandro Balde, i cili pason për Fermin Lopez dhe ky i fundit për Lamine Yamal, i cili ndalet nga portieri grek, por Fermin Lopez gjendej në kohën dhe vendin e duhur, për ta dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 38-të, 17-vjeçari Dro Fernandez asiston, Fermin Lopez tregon klasin e tij dhe shënon golin e dytë.
Pjesa e dytë nis më mirë për grekët, të cilët ngushotjna shifrat me A. El Kaabi nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga Eric Garcia. Nga minuta e 57-të, Olympiacos mbetet me 10 lojtarë, pasi argjentinasi Santiago Hezze, mori kartonin e dytë të verdhë.
Në pjesën e fundit të ndeshjes, Barcelona shënoi 4 gola për më pak se 15 minuta.. Në minutën e 65-të, Marcus Rashford pengohet nga portieri grek Konstantinos Tzolakis. Lamine Yamal tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe golin e shënuar ia dedikon ta dashurës që gjendet në stadium, Nicki Nicole.
Në minutën e 73-të, ishte radha e Marcus Rashford për të shënuar golin e katërt. Dy minuta më pas Fermin Lopez kompletoi hat-trickun e tij. Në minutën e 79-të, Rashford bën dopietë pas asistit të Pedri. Anglezi shënon me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në sfidën tjetër, Kairat Almaty barazoi pa gola ndaj Pafos. Qipriotët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 4-të, ku anësori brazilian, João Correia, u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje me takë në fytyrën ndaj kundërshtarit. Rezultati mbeti 0-0 deri në fund.
The post Barcelona luan tenis ndaj Olympiacos, shkëlqejnë Lopez & Rashford. Mungon goli në Kazakhstan (video) appeared first on Telesport.