Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

Që në fillim të gjysmës së sezonit të kaluar, u bë e qartë se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka qenë duke shikuar tregun për një sulmues të majtë.

Me paraqitjet e Raphinhas që e kanë lehtësuar atë nevojë, në apektin afatgjatë duket të jetë një pozitë të cilën Barcelona do të jetë e interesuar që ta përforcojë.

Barcelona është lidhur fortë me Luis Diaz dhe Nico Williams tash e sa kohë, por të gjitha këto mbetën vetëm thashetheme, pasi problemet me kufirin e pagave ua pamundësuan të bëjnë ndonjë lëvizje.

Ka ende një mundësi që ata të jenë në gjendje të shpenzojnë këtë verë, varësisht se si shkojnë gjërat me shitjen e ulëseve VIP për 100 milionë euro.

Sipas Caught Offside, Barcelona ka qenë në kontakt me agjentin e yllit të Atalantas, Ademola Lookman.

Pas një përleshje me trajnerin Gian Piero Gasperini, Lookman duket se ka vendosur të largohet nga Italia këtë verë, por çmimi prej 60-65 milionë eurosh i ka distancuar ata nga 27-vjeçari.

Diario AS gjithashtu shton se Atletico Madridi po synon të shtojë një lojtar që luan me këmbë të majtë, por edhe ‘Los Rojiblancos’ u tërhoqën pasi mësuan çmimin e tij.

Reprezentuesi nigerian nuk ka mungesë të ofertave. Caught Offside vazhdon të thotë se Manchester United, Liverpool, Chelsea dhe Arsenal që të gjitha janë të interesuara për Lookman, ashtu si është edhe Juventusi në Itali.

Këtë sezon pavarësisht mosmarrëveshjeve me Gasperinin, Lookman ka realizuar 18 gola dhe ka shtatë asistime në 37 ndeshje këtë sezon.