Barcelona njoftoi se ekipi i parë i futbollit do të rikthehet zyrtarisht në “Spotify Camp Nou” të premten, 7 nëntor, për një stërvitje me dyer të hapura për tifozët blaugrana.
Skuadra theksoi se kjo seancë do të shërbejë gjithashtu si test teknik dhe operativ për të kontrolluar funksionimin e sistemeve, akseset dhe aspektet e ndryshme të stadiumit, si pjesë e procesit të ri-hapjes progresive.
Stërvitja do të nisë në 11:00, ndërsa dyert e stadiumit do të hapen në 09:30. Kapaciteti i të pranishmëve do të jetë 23.000, në “Tribuna” dhe “Gol Sur”, sipas fazës 1A, për të cilën klubi ka marrë licencën e parë të përdorimit.
Barcelona shprehet se ekipi është i emocionuar për t’u rikthyer para tifozëve në shtëpinë e re dhe ndarë këtë moment të parë të ribashkimit në “Spotify Camp Nou”.
The post Barcelona konfirmon datën, ja kur do të kthehet ekipi i parë në “Camp Nou” e ri appeared first on Telesport.



 
															






